14:09 / E Shtunë, 22 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vieira vendosë ta bëj “njeri” Balotellin, ka shenja pozitive

Trajneri i Nice, Patrick Vieira e ka marrë përsipër që ta bëj “njeri”, njëherë e përgjithmonë Mario Balotellin. Trajneri francez i ka vendosur rregulla sulmuesit italian të cilat duhet t’i zbatojë para se t’i jap shansin të luaj me Nice.

Balotelli ka shtuar peshë aq shumë dhe u kthye me dy javë vonesë në stërvitjet e skuadrës franceze. Për këtë, Vieira është dukue punuar me të intenzivisht.

Raportohet se rezultatet janë aq të mira sa që Balotelli është në secilën stërvitje i pari, në orën 7 e 30 të mëngjesit.

Poashtu, në stërvitje forma e tij gradualisht po kthehet dhe shumë shpejt pritet debutimin nën urdhërat e Vieiras. /Indeksonline/