21:53 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Balotelli do të largohet nga Nice në verën e ardhshme

Presidenti i Nice, Jean-Pierre Rivere ka pohuar se Mario Balotelli nuk e ka ”humbur talentin e tij”, por pret që ai të largohet në verën e ardhshme.

Reprezentuesi italian ka pasur një fillim të vështirë këtë sezon, teksa ai ka munguar në ndeshjet para-sezonale pas disa mosmarrëveshjeve me klubin.

”Derisa ne ishim të shqetësuar për të ardhmen e tij, Balotelli e humbi parasezonin”, shpjegoi Rivere për RMC Sport, transmeton IndeksOnline.

”Unë mendoj se çdo lojtar që e humbet para-sezonin, ka vështirë në pjesën e parë të sezonit”.

”Në këtë pikë, ai i ka rimëkëmbur kualitetet e tij fizike, por nuk është duke shënuar”.

”Mario nuk e ka humbur talentin e tij, por ai do të largohet me gjasë kur kontrata t’i mbarojë në verë”./IndeksOnline/

Temat: