10:05 / E Premte, 13 Mars 2020 / indeksADMonline

Balotelli: Ndërprerja e Serisë A? Më parë duhet rikthyer Juventusin në krye

Mario Balotelli ishte një ndër futbollistët e parë që kërkoi ndërprerjen e kampionatit Italian, që përpara se të luheshin edhe 6 ndeshjet e prapambetura fundjavën e kaluar, ndërsa ditën e djeshme ka “thumbuar” edhe Juventusin.

“Kampionati duhej ndërprerë më herët, por drejtuesit  nuk mund ta bënin këtë pa u rikthyer Juventusi në krye. Pasi luajtën edhe ata, dhe rimorën kreun, u vendos qetësisht për ndërprerjen e kampionatit”, deklaroi sulmuesi kontrovers italian.

Ndërkohë skuadra ku Balotelli luan, Brescia u distancua plotësisht nga deklaratat e SuperMarios, duke thënë se janë tërësisht personale dhe nuk përfaqësojnë aspak qëndrimin apo mendimin e klubit.