23:26 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Balotelli në Serie A për t’iu ikur sulmeve raciste

Balotelli po vuan nga thirrjet raciste që po përjeton në kampionatin francez, shkruan indeksonline.

Ai madje në ndeshjen e fundit u ndëshkua me karton të verdhë derisa po i tregonte gjyqtarit se ai po provokohej.

Muajin e kaluar u pretendua në Itali se Juventusi po kërkonte një mënyrë për të nënshkruar ish sulmuesin e Manchester City në fund të sezonit.

Dhe tani AC Milan dhe Interi kanë treguar të dy interes për ta rikthyer atë në San Siro në verë.

Balotelli po mundohet që të rikthehet në Kombëtare pasi dy trajnerët e fundit e lan jashtë në kualifikimet për Evropian dhe Botëror. /IndeksOnline/