13:05 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019 / indeksADMonline

Balotelli shumë afër rikthimit në Serie A

Mario Balotelli mund të jetë vërtet në rrugën e kthimit për në Itali, pasi një rikthim në Serie A po afrohet. Sulmuesi, i cili aktualisht është një lojtar i lirë, tashti ka dy oferta në tryezë: Brescia dhe Flamengo.

Mbrëmjen e djeshme, presidenti i Brescia-s, Cellino përshpejtoi negociatat me lojtarin, i cili mbushi 29 vjeç dje. Sipas Sky Italia, një marrëveshje në parim është arritur dhe në orët e ardhshme, njoftimi zyrtar mund të bëhet, transmeton Indeksonline.

Oferta nga Flamengo nuk e bind italianin, i cila është gati të kthehet në Serie A pas tre vjetësh jashtë vendit. Një kontratë trevjeçare është gati për Balotelli në Brescia, e cila vlen më pak se ajo e skuadrës braziliane./Indeksonline/