13:11 / E Diele, 23 Qershor 2019 / indeksADMonline

Banesë, tokë e kredi, kjo është pasuria e kryetares së KQZ-së

Ka kaluar kohë qëkur ka filluar publikimi i pasurisë së zyrtarëve publik, përcjellë Indeksonline.

Një ndër ta është edhe kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Daka.

Ajo në pronësi ka një banesë në vlerë prej 63 mijë euro me sipërfaqe 106 metra katrorë.

Daka ka deklaruar si pronë të përbashkët tokën prej 482 metra katrorë e cila ka vlerë mbi 19 mijë e 500 euro.

Kurse në pronësi të bashkëshortit, ajo ka deklaruar një shtëpi pushimi në vlerë prej 73 mijë eurosh, dhe dy parcela me tokë, njëra në vlerë 48 mijë euro, kurse tjetra 12 mijë euro.

Kryetarja e KQZ-së në llogari bankare ka mbi 16 mijë  e 200 euro, kurse fëmijët e saj 9 mijë e 59 euro.

Valdete Daka ka bërë të ditur se për renovim ka marrë kredi prej 20 mijë eurosh, për një kohëzgjatje prej 36 muajsh.

Daka e cila është gjyqtare me profesion, ka bërë të ditur se në vit nga Komisionin Qendror Zgjedhor dhe nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, merr 41 mijë e 154 euro. /Indeksonline/