21:26 / E Diele, 08 Prill 2018 / indeksADMonline

Banorët e Klinës i vënë zjarrin kontejnerëve (Video)

Pasi kompania për mbledhjen e mbeturinave nuk po përkujdeset që të mbledhë ato, qytetarët kanë zgjedhur një mënyrë tjetër për t’i eliminuar.

Në një video të dërguar në redaksinë e Indeksonline, një banor i kësaj komune ka bërë të ditur se në pjesën e qendrës së Klinës, qytetarët po ndezin zjarr tek kontejnerët, në mënyrë që ato të digjen.

Banori i kësaj pjese ka treguar se e gjithë kjo po ndikon në një ajër të keq dhe në pamundësinë e qëndrimit jashtë përgjatë kësaj kohe./Indeksonline/