17:22 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Banorët e lagjes “Arbëria”, të rrezikuar nga rrëshqitja e dheut. Ndërtimet e reja nuk ndalen

Lagjja “Arbëria”, në kryeqytet dita-ditës po shtohet sa i përket numrit të banorëve. Kjo marrë parasysh edhe numrit të madh të ndërtesave që po vazhdojnë të ndërtohen në atë zonë.

Në këtë pjesë, ka edhe rrugë njëkahëshe për qarkullimin e automjeteve kjo pasi që kohë pas kohe ka edhe rrëshqitje të dheut dhe nuk është paraparë për pesha të rënda, transmeton Indeksonline.

Shumë banorë përreth janë të shqetësuar, rreth ndërtimeve të njëpasnjëshme që po bëhen.

Madje, rrëshqitjet e dheut veçse janë shtuar kohën e fundit.

Por, e gjithë kjo situatë nuk po duket brengosëse për kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Zyrtarët komunal, nuk është se kanë publikuar ndonjë kontratë pune, rreth sanimit të dheut në këtë pjesë. /Indeksonline/