15:30 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

Amerikë: Banorët e një lagje detyrohen të mbajnë hapur dyert e garazhëve

‘Shoqata e Pronarëve të Shtëpive’ detyron banorët e një lagje të Kalifornisë të mbajnë dyert e garazhave të tyre hapur gjatë ditës.

FOX 40 raporton se banorët e Auburn Greens në Place County, California ishin tronditur pasi gjetën njoftimin në dyert e shtëpive të tyre, duke i informuar ata se dyert e garazhave të tyre duhet të mbahen të hapura nga ora 8 paradite deri në orën 16:00.

Kjo vlen nga e hëna deri të premtën dhe hyn në fuqi menjëherë. Dënimi për shkeljen e rregullës është një gjobë prej 200 $ dhe një seancë dëgjimore, transmeton Indeksonline.

Ky vendim i çuditshëm është marrë si rezultat pasi ‘Shoqata e Pronarëve të Shtëpive’, zbuloi se një fqinj po i linte qiramarrësit të jetonin në garazhën e tyre.

Nayrisht, shumë banorë kanë shqetësime rreth mbrojtjes së gjërave të tyre. Disa janë duke injoruar dekretin në shenjë proteste, ndërsa edhe të tjerët janë mjaft të frustruar.

“Mirë, më lërë të iu jap menjëherë tani 200 dollarë” , thotë fqinji Shally!

Një tjetër banorë rezident, Fred WaidtloW, tha se ai tashmë kishte zhvendosur të gjitha gjërat e tij brenda, sepse rregulli në thelb e bënte garazhën e tij të padobishme.

“Nëse ne duhet t’i lëjmë dyert hapur nga ora 8 në mëngjes deri në 16:00 pasdite, dikush mund të hyj dhe të vjedhë me sy mbyllur” thotë ai. /IndeksOnline/