09:31 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

Barazohet rekordi 50-0 i Floyd Mayweather

Rekordi historik i dhe i jashtëzakonshëm i boksierit Floyd Mayweather është barazuar.

Boksieri 32 vjeçar, Wanheng Menayothin i njohur si “Xhuxhi Gjigant” ka shënuar fitoren e 50-të në karriere kundër Leroy Estrada.

Ai tashmë përveç rekordit do të mbaj edhe titullin WBC për peshat e mesme.

Megjithatë, rekordi botëror është ai i meksikanit, Ricardo Lopez i cili ka një karrierë të shkëlqyer 51-0-1. /IndeksOnline/