23:45 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Për Vitin e Ri po na pret një supermeç, Mayweather po kthehet

Floyd Mayweather do të kthehet në ring më 31 dhjetor. Rikthimi i kampionit të pamposhtur do të jetë special për shumë arsye.

Boksieri amerikan do të sfidon japonezin, Tenshin Nasukawa i cili është kik-bokser. Sot janë bërë detajet e këtij meçi dhe ka shumë arsye për tu befasuar.

Risia kryesore është se meçi do të zgjasë nëntë minuta, të ndarë në tre raunde nga 3 minuta, shkruan Indeksonline.

Përveç kësaj, nuk do të ketë gjyqtarë dhe protagonistët do të luftojnë me dorashkat Rizin , të cilat përdoren në artet marciale.

“Po shkoj të arëgetohem. Unë jam duke e shijuar jetën, dhe më duhet ta shijojë edhe këtë përvojë. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të dalë dhe për t’u dhënë njerëzve argëtim, është një mënyrë për të argëtuar në biznes. Jam shumë i lumtur për këtë meç, do të tregoj forcën time, dhe do të dëshmoj se sa i shpejt jam si luftëtar” ka thënë Mayweather./Indeksonline/

Temat: