22:01 / E Enjte, 14 Korrik 2022 / Gj. Sh

Barazon Llapi, eliminohet nga Konferencë Liga

Skuadra e Llapit nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2, në ndeshjen kthyese ndaj Buducnostit e cila u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Ky rezultat nuk ishte i mjaftueshëm për ta kualifikuar Llapin më tutje në garat e Konferencë Ligës, shkruan Indeksonline.

Golat për Llapin i shënoi Alef Firmino nga penalltia në minutën e 45-të nga penalltia, dhe Albin Kurtaj me një super gol në minutën e 71-të.

Për mysafirët të dy golat i shënoi Viktor Djukanovic në minutat 23 dhe 64.

Llapi e pati edhe një mundësi të mirë për ta fituar këtë takim, por Festim Alidemaj nuk arriti të shënoj nga penalltia në fund të takimit.

Skuadra e Buducnostit kaloi tutje në Konferencë Ligë, pasi që kishte epërsin prej dy golave nga ndeshja e parë./Indeksonline/