75 Mall Live Search
14:00 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

“Barça nuk e konsideron rikthimin e Neymar”

Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Jordi Cardoner, mohoi për ‘Radio Barcelona’ se klubi po bën manovrime për ta rikthyer Neymarin në Barcelonë.

“Në takimet tona askush nuk e ka konsideruar mundësinë e rikthimit të Neymar, sot për sot është një pyetje pa përgjigje, sepse nuk është vlerësuar ende si mundësi”, tha Cardoner.

Në këtë kuptim, Cardoner kujtoi se rasti i Neymar është i ndryshëm nga lojtarët e tjerë që u larguan nga Barça dhe pastaj u rikthyen.

“Ishte ai që u largua, tjetër gjë do të ishte nëse ne nuk kemi pasur besim dhe do donim ta rikthenim përsëri, por nuk është kështu”, tha ai.

Në të njejtën kohë, Cardoner siguroi se nëse do të lindte si rast i ri, do të ishte një cështje që duhet të trajtohet nga Bordi i Drejtorëve.

“Në cdo rast, nëse vjen rasti, ne duhet të flasim në takime, por deri tani jo”. /IndeksOnline/

Temat: