09:18 / E Shtunë, 17 Shkurt 2018

Barca po ndahet me një legjendë, ai po shkon drejt Kinës

Barcelona pritet të ndahet në fund të edicionit me legjendën e skuadrës, Andres Iniesta. Mediat katalonase shkruajnë se Iniesta ka vendosur largimin për të pranuar oferta të majme nga Azia.

Madje Iniesta në “pleqërinë” e tij ka gjasa që të bëhet njëri nga tre futbollistët më të paguar në botë. Flitet se në adresë të tij ka ardhur një ofertë nga Kina ku ai do të paguhet 31 milionë euro në një sezon./Indeksonline/