09:59 / E Shtunë, 04 Maj 2019 / indeksADMonline

Barça, tre portierë në listë për të zëvëndësuar Cillesen

Barcelona e ka ngushtuar listën në tre portierë për të zëvëndësuar në verë Jasper Cillesen. Vetë holandezi ka deklaruar publikisht se do të largohet ngase dëshiron ngë skuadër ku është titullar.

Sekretari teknik i Barcelonës është në kontakt me tre portierë, njëri nga të cilët do të jetë pasues i holandezit. Onana, Sommer dhe Pau Lopes janë në listën e ngusht të skuadrës katalonase.

Barça ka paguar 12 milionë euro në vitin 2016 dhe çmimi i tij është rritur pavarësisht se ai ka qenë në bankën rezervë në pjesën më të madhe të kohës.

Barcelona ka kontaktuar agjentët e portierëve titullarë të Ajax, Betis e Monchengladbach dhe është duke punuar në këtë drejtim./Indeksonline/