15:35 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Barcelona dëshiron të ja bëj edhe një ‘Malcom’ Romës

Gjiganti katalunas, Barcelona është e interesuar të nënshkruaj në janar me yllin e Sassuolas, Domenico Berardi që po ashtu ka zgjuar interesimin e gjigantit italian Roma, transmeton Indeksonline.

Është thënë nëpër media se Roma ka qenë gjithmonë pas Berardit dhe ata dështuan ta transferojnë atë gjatë afatit të fundit kalimtarë. Nuk e kanë kërkuar vetëm këtë verë, Roma ka tentuar ta transferoj edhe dy verat e kaluara.

Mund të kemi një situatë ‘deja-vu’ , pasi që Barcelona i vodhi transferimin e brazilianit Malcom romakëve në momentet e fundit.

Romakët janë të frikësuar sepse katalunasit kanë një marrdhënie të mira me ekipin e Sassuolas, pasi që blaugranët i shitën mbrojtësin Marlon./Indeksonline/