08:28 / E Diele, 14 Janar 2018

Barcelona dhe Real Madrid në “luftë” për talentin e Sociedad (Foto)

Skuadra e Real Madridit dhe ajo e Barcelonës janë duke vëzhguar talentin e Real Sociedad, Alvaro Odriozola.

Sipas mediave, së fundi që ka shpreh interesim për anësorin – është Barcelona, transmeton IndeksOnline.

Madje “Don Balon”, shkruan se Lionel Messi është një adhurues i 22-vjeçarit dhe ka kërkuar nga drejtuesit katalunas që ta ketë në skuadër.

Alvaro, gjatë vitit të kaluar hyri në ekipin e parë të Sociedad, duke bërë kështu afro 27 paraqitje./IndeksOnline/

Temat:
Mos i humb