21:40 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Barcelona do të fitojë miliona nga sponzori i ri

57 milionë euro për të sponsorizuar fanellën e stërvitjes për tre sezonet e ardhshme! Sipas asaj që bën të ditur gazeta “El Mundo Deportivo” kjo është shuma që do të përfitojë Barcelona nga “Beko”, kompania turke e elektroshtëpiakeve, emri i së cilës duket në fanellat e lojës së skuadrës katalanse, e pozicionuar në krah të uniformës dhe në fund të fanellave që përdoren për stërvitje. Marrëveshja parashikon derdhjen e 19 milionë eurove në sezon dhe janë parà shtesë për akrën e klubit blaugrana, sepse tani ka të bëj me hapësirën kryesore të fanellës së stërvitjes, që për momentin është bosh.

Duhen kujtuar disa gjëra, klubi katalanas mund të arrijë deri në 900 milionë euro të ardhura shumë shpejt, të domosdoshme për të mbuluar edhe kontratën e ardhshme të Lionel Messi, i cili duke nisur nga sezoni i ardhshëm do të marrë 104 milionë euro neto në sezon. Në këto kushte, Barcelona po vazhdon gjuetinë edhe për të gjetur edhe një sponsor për t’ia shtuar në emrin e stadiumit krahas “Camp Nou”. Sipas “Mundo Deportivo” marrëveshja mes “Beko” dhe Barcelona do të zyrtarizohet ditët e ardhshme dhe do të jetë sponsori i tretë i madh në klub pas “Nike” dhe “Rakuten”.

 

Temat: