22:34 / E Premte, 27 Korrik 2018 / indeksADMonline

Barcelona, gjysmë miliard euro për brazilianët!

Historia e klubit të Barcelonës është e lidhur ngusht me brazilianët. Skuadra katalonase ka shpenzuar në total 543 milionë euro vetëm për futbollistët nga Brazili.

Që nga ardhja e Romarios në vitin 1993, ka qenë pothuajse e pamundur ta paramendosh Barcën pa ndonjë brazilian.

Romario-Ronaldo-Rivaldo-Ronaldinho-Neymar janë vetëm disa nga fenomenët brazilianë që kanë veshur fanelën e kësaj skuadra.

Kësaj liste i shtohen edhe yje si Giovani, Edmilson, Alves, Henrique, Sylvinho, Belleti, Maxwell, Paulinho, Keirrison e Douglas.

Coutinho, Arthur Melo e Malcom janë tre të fundit që veshin fanelën e kësaj skuadre. /Indeksonline/