18:57 / E Enjte, 06 Shtator 2018 / indeksADMonline

Barcelona ka vendosur përfundimisht për Adrien Rabiot

Edhe pse afati kalimtar në La Liga tashmë ka përfunduar, klubet spanjolle janë duke i vëzhguar lojtarët nga skuadrat tjera.

Në plan të parë, Barcelona është duke vazhduar të interesohet për mesfushorin e PSG-s, Adrien Rabiot.

Reprezentuesi francez ka qenë objektiv primar i klubit katalunas që nga fillimi i kësaj vere pasi lojtari refuzoi ta nënshkruajë kontratën e re të ofruar nga PSG-ja, transmeton IndeksOnline.

Presioni nga klubi francez për ta bindur Rabiot ta nënshkruajë kontratën e re ka qenë i fortë, por mesfushori duket i vendosur.

Barcelona është ende duke pritur, por duhet të jetë e kujdeshshme. Shembull i këtij rasti është ai i Antoine Griezmann.

Klubi ishte afër ta arrinte marrëveshje me francezin, por në fund gjithçka dështoi dhe lojtari vendosi të qëndrojë në Madrid./IndeksOnline/