13:19 / E Premte, 09 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Barcelona kërkon ndryshimin e datës së finales ‘Copa del Rey’

FC Barcelona po shqyrton mundësinë e kërkimit të ndryshimit të datës së finales së Copa del Rey 2017/2018 , fillimisht e planifikuar më datë 21 prill.

Barcelona është e shqetësuar për mundësinë që kjo finale mund të përkojë me pjesëmarrjen e saj të mundshme në një nga gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Gjysmëfinalet janë planifikuar për 23 dhe 24 prill, vetëm tre ditë pas finales së Copa del Rey.

Përveç kësaj, kjo finale e Copa del Rey do të vijë pas dy ndeshjeve kryesore kundër Valencia (15 prill) dhe Celta Cigo (18 prill).

Barcelona do të ketë të hënën takim me Federatën Spanjolle të Futbollit, për të diskutuar rreth këtij ndryshimi.

Sipas të njëjtit informacion, Barcelona do të ishte e gatshme të pranonte ‘Wanda Metropilitano’ si vend për finalen, megjithëse dëshira e tyre do të kishte qenë për të zhvilluar atë në Santiago Bernabeu, por Real Madrid tashmë ka njoftuar haptazi se nuk do të lëshojë stadiumin e saj. /IndeksOnline/