15:30 / E Shtunë, 23 Mars 2019 / indeksADMonline

Barcelona konfirmon lëndimin e Messit!

Lionel Messi ka luajtur 90 minuta në miqësoren që mbrëmë Argjentina e humbi nga Venezuela. Por, duket se kjo ndeshje ka bërë që Leo Messi të pësoi një lëndim.

Kjo është konfirmuar në faqen zyrtare të Barcelonës. Në njoftimin e Barcës thuhet se Messi nuk do të luajë në miqësoren e dytë të Argjentinës pasi ka pësuar lëndim muskular.

Ylli argjentinas pritet që sot të iu nënshtrohet testeve mjekësore te skuadra katalonase për të parë shkallën e lëndimit.

Messi nuk do të luaj ndaj Marokut, ndërsa pritet të shihet gjendja e tij para sfidës me Manchester United./Indeksonline/