23:21 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Barcelona në gjysmëfinale (Video)

Skuadra e Barcelonës është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës “Del Rey”.

Klubi katalunas mposhti 2 me 0 Espanyolin në “Camp Nou” – 2 me 1 me rezultat të përgjithshëm, transmeton IndeksOnline.

Golat për ekipin e Valverdes i shënuan: Luis Suarez dhe Lionel Messi.

Kujtojmë se në këtë ndeshje u inkuadrua në lojë 160 milionëshi, Philipe Coutinho i cili zëvendësoi A. Iniesta.

Tri klubet tjera që kanë siguruar kualifikimin për në gjysmëfinale janë: Valencia, Leganes dhe Sevilla./IndeksOnline/