10:59 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / indeksADMonline

Barcelona synon 2 futbollistë të Tottenhamit

Skuadra e Barcelonës ia ka vërë syrin dy futbollistëve të Tottenhamt, Tanguy Ndombele dhe Ryan Sessegnon.

“London Evening Standard” raporton që Barcelona është e gatshme të ofrojë Coutinhon, Rakiticin, Umtitin dhe Semedon për të bërë shkëmbim me londinezët, transmeton Indeksonline.

Dyshja e Tottenham kushtoi 80 milionë funte verën e kaluar. Por, Mourinho nuk i sheh si pjesë të tyre sezonin e ardhshëm, prandaj nuk i do në skuadër.

Ndombele nuk është i kënaqur me trajtimin e Mourinhos./Indeksonline/