08:46 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Barcelona po rinohet, “pleqtë” po largohen nga ekipi katalunas

Skuadra e Barcelonës duket se ka sjellë “gjak” të ri në këtë merkato.

Katalunasit së shpejti pritet të zyrtarizojnë transferimin e Sergino Dest, që është 19 vjeçar, transmeton Indeksonline.

Në ekipin e parë tashmë do të jenë edhe futbollist si Pjanic, Coutinho dhe Ansu Fati.

Këtë sezon, Barcelona pritet ta ketë mesataren e moshës 26.9 vjet. Sezonin e kaluar kjo mesatare ishte 29 vjet e 326 ditë.

Gjatë këtij muaji nga Barcelona u largua futbollist si Ivan Rakitic, Arturo Vidal dhe Luis Suarez. Të tretë kanë mbi 30 vjet./Indeksonline/