23:22 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Barcelona “prekë” finalen, gjithçka vendoset në “Mestalla” (Video)

Skuadra e Barcelonës ka fituar ndeshjen e parë të gjysmëfinales në Kupën “Del Rey”

Klubi katalunas mposhti në “Camp Nou” me rezultat minimal 1 me 0 ekipin e Valencias, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Luis Suarez në minutën e 67’të, pasi pranoi një super pasim nga Lionel Messi.

Ndeshja e kthimit që zhvillohet në “Mestalla” më 8 shkurt, përcakton finalistin e Kupës “Del Rey”./IndeksOnline/

Temat: