22:57 / E Shtunë, 09 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Barcelona rikthehet në ‘fron’, het-trik nga Messi

Barcelona ka shënuar fitore të lehtë ndaj Celta Vigos me rezultat 4:1.

Messi arriti het-trik dhe barazoi rekordin me Ronaldon me më së shumti hettrika në La Liga.

Të gjithë golat, Messi i shënoi nga ndërprerjet, dy nga gjuajtjet e lira dhe një nga penalltia, ndërsa një tjetër gol e shënoi Busquets, shkruan Indeksonline.

Me këtë fitore, Barcelona rikthen kreun e tabelës në La Liga me pikë të barabarta me Real Madridin, por me goldallim më të mirë./Indeksonline/