23:56 / E Shtunë, 14 Korrik 2018 / indeksADMonline

Barcelona shënjestron Kante

Barcelona e ka shënjestruar mesfushorin e Francës dhe Chelsea-s, N’Golo Kante, sipas raportimeve nga Gianluca Di Marzio.

Katalunasit po duan ta transferojnë një mesfushor qendror, pas largimit të Andres Iniestës dhe Paulinho-s.

Andaj, Barcelona po përgatitet që t’ia ofrojë klubit londinez Andre Gomesin plus para kesh, në mënyrë që ta sjellë në radhët e veta ish-yllin e Leicester City-t.