09:34 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

Barcelona targeton zëvendësin e Iniestas dhe Paulinhos

Largimi i Andres Iniestas dhe Paulinhos ka lënë hapësira të mëdha në mesfushën e Barcelonës.

Kampionët e La Ligas janë duke kërkuar që të transferojnë mesfushor të nivelit botëror.

Mundo Deportivo raporton se ylli i Chelseat Willian dhe Adrien Rabiot i PSG janë në krye të listës së Barcelonës.

Willian, 29 vjeç, dhe Rabiot, 23, janë parë si opsione për të tashmen, me Frenkie de Jong të Ajax-it, 21, ku synohet si një lojtar për të ardhmen. /IndeksOnline/

Temat: