17:40 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Statistika që mund ta transferojë Rabiot te Barça

Adrien Rabiot, mesfushori qëndror i PSG-s, është ende në agjendën e Barcelonës.

Klubi katalunas nuk është dorëzuar ende për transferimin e tij.

Tani për tani, Rabiot dhe PSG nuk kanë arritur marrëveshje për kontratën e re, me lojtarin që i ka refuzuar ofertat e klubit katër herë, transmeton IndeksOnline.

Mund të jetë Fair Play Financiar që mund ta detyrojë PSG-n t’i ofrojë Rabiotit 10 milionë euro në vit.

PSG është duke u hetuar dhe mund të sanksionohet nga UEFA.

Para se parisienët t’ja ofrojnë lojtarin kontratën e re, ata duhet të presin për verdiktin e IFCF, e cila analizon kontrollin financiar të klubeve./IndeksOnline/