16:10 / E Diele, 26 Qershor 2022 / Gj. Sh

A po largohet Pique nga Barcelona? Viziton dyqanin zyrtar të klubit anglez (FOTO)

Me drejtuesit e Barcelonës dhe trajnerin Xavi Hernandes që e konsiderojnë jashtë planeve të klubit për sezonin e ardhshëm, Gerrard Pique duket se ka nisur të mendojë për klubin e radhës. Mbrojtësi spanjoll ka udhëtuar së fundmi drejt Anglisë për të ndjekur turneun e Wimbledon, ndërsa vizitoi edhe dyqanin zyrtar të Chelsea.

Madje, 35-vjeçari nuk ngurroi të blente edhe disa sende, teksa sigurisht çanta me logon e londinezëve krijoi jo pak konfuzion rrugëve të Londrës.

Së fundmi, mediat kanë nisur të aludojnë për një transferim të Pique në radhët e Chelsea ndërsa në rast se gjithçka do të zyrtarrizohej atëherë për spanjollin do të ishte një rikthim në Premier League duke qenë se në fillimin e karrierës së tij është aktivizuar me Manchester United.