75 Mall Live Search
11:16 / E Enjte, 23 Janar 2025 / G T

Bardhi bëhet bashkëlojtar i Ajetit dhe Seferit, arrin marrëveshje me klubin turk

Futbollisti i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi nuk do të largohet nga Turqia, pasi tashmë ka gjetur klubin e ri pas largimit nga Trabzonsporit.

Mediat turke raportojnë se Bardhi tashmë ka arritur marrëveshje me Bodrumin, shkruan Indeksonline

Bardhi do t’i bashkohet klubit turk ku luajnë edhe dy shqiptarë, si Arlind Ajeti dhe Taulant Seferi.

Bodrumi është në pozitën e 16-të me 16 pikë dhe po lufton për mbijetesë këtë edicion./Indeksonline/