Basha: Rama nuk duhet të lejohet të mashtrojë popullin
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka thënë sot se krimi është fuqizuar dhe ka evoluar në mënyrë të shpejtë.
Gjatë fjalë së tij në Kuvend, Basha tha se projekti 1 miliard dollarë është një projekt kriminal.
“Me projektin 1miliard dollarë formalizohet trekëndëshi qeveri-sistem bankar-krim i organizuar. Krimi është fuqizuar dhe ka evoluar në mënyrë të shpejtë. Krimi i organizuar po vë nën kontroll trafikun e shpërndarjes së heroinës dhe të kokainës. Riciklimi i parave është objektivi i grupeve kriminale”, tha Basha.
Kreu i PD u shpreh se aktivitetet kriminale tani nuk zhvillohen më në male, por në sheshet e ndërtimit, në bankat dhe në sheshet e Tiranës.
“Nëse kjo situatë do të vazhdojë, atëherë me të vërtetë nuk kemi parë gjë akoma. Krimi është më i fortë se shteti dhe se bizneset e ndershme. Rama nuk duhet të lejohet të mashtrojë popullin dhe t’i shpëtojë drejtësisë”, u shpreh Basha.