23:44 / E Diele, 02 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Bashkë me miq, e sofrën plot Gazmend Muhaxheri nis festën e koalicionit

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës zyrtarizuan sot koalicionin e tyre bashkëqeverisës

Pavarësisht se për disa muaj radhazi të dy partitë patën shumë mospajtime sa i përket ndarjes së pozitave, sot u morën vesh që të vazhdohet tutje në udhëheqjen e shtetit të Kosovës.

Marrëveshjen e arritur me Vetëvendosjen sonte po e feston edhe i pari i Pejës, njëherësh tashmë nënkryetar i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, transmeton Indeksonline.

Me miq të shumtë në Pejë, Muhaxheri sonte po feston me sofrën plotë për një koalicion përplot me sfida para vetes.

Ndryshe nesër pritet të zhvillohet edhe seanca e Kuvendit të Kosovës ku do të votohet Qeveria Kurti./Indeksonline/