18:09 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Bashkëluftëtarja e Haradinajt: Askush nuk mundet me e gjunjëzu Ramushin

Sot pasi Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të vendit, ka reaguar edhe bashkëluftëtarja e tij, Time Kadrijaj.


Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, Kadrijaj, ka shkruar se askush nuk mundet ta gjunjëzojë Haradinajn.


Ajo po ashtu ka thënë se Haradinaj çdo herë që është përpallur me drejtësinë ndërkombëtare, ai ka dalë faqebardhë.


Postimi i plotë i Kadrijajt:


Nuk mundet kush me e gjynjëzu Ramush Haradinaj.
Sdo lejojmë me u nda Kosova, as asociacionin me kopetenca egzekutive e as heqjen e taksës pa njohje nga Serbia.
E mbajte premtimin kryeministër.
Faqebardhë e i pa fajshëm ke dal sa herē je pērballë me gjyqēsin ndērkombētare.
Jemi me ju Gjeneral!.