12:55 / E Diele, 02 Gusht 2020 / indeksADMonline

Bashkëpunimi i Florit dhe Albanit mund të jetë thjesht një lojë

Nga mesi i korrikut, u tha se Alban Skënderaj dhe Flori Mumajesi do të sillnin në një datë të pacaktuar bashkëpunimin e tyre të parë, i cili (për fat të keq), mund të jetë thjesht një lojë. Në një intervistë për “Edicioni Veror” në ABC News, Albani tha:

“Ne jemi miq shumë të mirë, që ndër vite ndoshta nuk na ka lidhur shumë puna bashkë, por ato pak herë që jemi takuar kemi kaluar mirë.”

I pyetur nga Eni Shehu nëse “ka ndonjë këngë”, këngëtari u përgjigj:

“Nuk do thoja se ka një këngë, por ka një lojë do thoja unë. Është një lojë do thoja unë që duket se është hapur dhe nuk e di deri ku do shkojë. A do kurorëzohet me një këngë? Nuk e di! Duhet të pyesni Florin. Është sfidë e madhe se ne jemi rivalë në fund të ditës (qesh). Jo, se bëj shaka. Ky rivaliteti i famshëm midis meje dhe Florit, që realisht nuk ekziston, por neve na pëlqen shumë se si e shohin njerëzit si lojë dhe duam t’i hedhim pak benzinë zjarrit.”

Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia e një bashkëpunimi:

“Por nuk e di se kush do ta bëjë këngën. Dëshira patjetër që është. Ne e repektojmë shumë njëri-tjetrin si artistë, si njerëz kështu që pse jo në të ardhmen.”