11:11 / E Hënë, 14 Maj 2018 / indeksADMonline

Bashkësia Islame u uron besimtarëve agjërim të lehtë

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar të gjithë besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë se Muaji i Madhëruar i Ramazanit fillon ditën e mërkurë më 16 maj 2018, transmeton Indeksonline.

Me rastin e fillimit të Ramazanit, Kryesia e BI-së, ka përgëzuar besimtarët në Kosovë, diasporë e trojet tona duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët.

“Me fat Muaji i madhëruar i Ramazanit, agjërim të lehtë dhe të pranuar!”, përfunduarohet në komunikatë./Indeksonline/