18:10 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Thaçi uron besimtarët islamë për muajin e Ramazanit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar besimtarët e fesë islame për muajin e Ramazanit.

Thaçi ka thënë se ky muaj i bekuar e forcon moralin dhe rritë devotshmërinë, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë në facebook:

Besimtarët e fesë islame, nesër nisin agjërimin e muajit të Ramazanit, kur shtohen vetëpërmbajtja individuale, solidariteti kolektiv dhe veprat e bamirësisë. Ky muaj i bekuar e forcon moralin dhe rrit devotshmërinë, prandaj si President i Republikës së Kosovës, të gjithë besimtarëve islamë u uroj agjërim të lehtë dhe sa më shumë paqe, dashuri dhe tolerancë me njëri-tjetrin. HTH./Indeksonline/