22:01 / E Shtunë, 17 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Bashkimi mposht Rahovecin, shkëlqen Capss

Ka përfunduar ndeshja e fundit e javës së 9-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Kampioni aktual, Bashkimi, pas fitores ndaj Kozuvit në Ligën Ballkanike, sonte e ka mposhtur Rahovecin me rezultat 103:93, duke dhënë sinjal se kriza e fillimit të edicionit i takon së kaluarës.

Jordan Capps me 40 pikë të shënuara ishte i pandalshëm në radhët e “Arpagjikve”, tek të cilët me lojë të mirë u dalluan edhe Steven Haney me 23 e Ujkan Karanezi me 13 pikë.

Ndërsa, Deshon Minnis me 27, Frederick Richardson (18), Arian Qallaku (17) e James Stanback me pikë u dalluan te Rahoveci, skuadër për të cilën kjo ishte humbja e dytë në këtë kampionat.

Temat: