75 Mall Live Search
19:56 / E Mërkurë, 04 Prill 2018 / indeksADMonline

Bashkimi shkruan historinë, siguron “Final-Four” në Ligën Ballkanike

Bashkimi ka arritur të sigurojë Final Fourin e Balkan Ligës për herë të parë në histori të klubit.

Ekipi prizrenas edhe pse u mposht sonte në Pllovdiv nga Akademik Bultex, 94- 86, me rezultat të përgjithshëm nga dy ndeshjet, Bashkimi ka arritur të hyjë në katërshen më të mirë të BIBL.

Aaron Moss ka qenë njeriu i ndeshjes, pasi që Bashkimi në çerekun e tretë rrezikoi gjithçka, kur ishte duke pësuar me mbi 13 pikë nga ekipi bullgar.

Mirëpo,Moss në çerekun e fundit ka shënuar 10 pikë radhazi për Bashkimin, shto këtu edhe saktësinë nga gjuajtjet e lira të Mikaile Tmusic, që shënoi katër herë radhazi për të arritur suksesin më të madh në histori të klubit në këtë garë.