19:01 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

Basketboll, djelmoshat e Kosovës pësojnë edhe një humbje

Djelmoshat U16 të Kosovës kanë pësuar edhe një humbje në ‘EuroBasket U16’ në kategorinë B, që po mbahet në Bosnje dhe Hercegovinë.

Kësaj radhe të rinjtë tanë u mposhtën nga Kombëtarja e Bjellerusisë, me rezultat 61:77, transmeton IndeksOnline.

Kjo është humbja e tretë për Kosovën. Fillimisht ishin mposhtur nga Republika Çeke me rezultat 103:54, pastaj nga Bosnja dhe Hercegovina me rezultat 58:115.

Pas tri humbjeve Kosova pozicionohet në vendin e fundit me tre pikë, njejtë sikurse Kombëtarja e Zvicrës.

Nesër Kosova luan pikërisht ndaj Kombëtares së Zvicrës dhe pasnesër luan kundër Kombëtares ukrainase./Indeksonline/