12:23 / E Diele, 25 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Bastiset një lokal i pa ligjshëm në Pejë, ja çka u konfiskua!

Në rrugën “Nëna Terezë” në Pejë policia ka bastisur një lokal të dyshuarit që e kishte pa licencë biznesi.

Gjatë kësaj bastisje, të dyshuarit i është gjetur një tavolinë ku zhvillohej bixhozi i pa ligjshëm, një armë zjarri- pistolete, si dhe janë konfiskuar përkohësisht para në kesh.

Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit lirohet, ndërsa rasti i proceduar mbetet nën hetime./Indeksonline/