11:39 / E Shtunë, 20 Tetor 2018 / indeksADMonline

Policia bastis dy shtëpi në Prishtinë, konfiskohen dylbi, thikë…

Në rrugën  “Bajram Kelmendi” në Prishtinë dje bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykatës Themelore- Prishtinë, janë kontrolluar dy lokacione (shtëpi) me tre të dyshuar shqiptar.

Gjatë kontrollit-bastisjes te shtëpisë se te dyshuarve ne dhomën e te dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar nga Policia; dy pare dylbi, një thike gjysmë shpat me këllëf, një boks të metalte, 30 copë fishek, një kuti vaji për pastrim te armës, tri brusha për pastrim te armës si dhe një Sprej, përcjell Indeksonline.

Sipas raportit të policisë, tre të dyshuarit pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, lirohen, rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime./Indeksonline/