14:55 / E Martë, 10 Korrik 2018 / indeksADMonline

Publikohen pamje nga momenti i bastisjes dhe arrestimit të serbëve në Gjilan (Video/Foto)

Mëngjesin e sotëm Njësia Speciale e Policisë së Kosovës bëri një intervenim në komunën e Gjilanit, duke arrestuar pesë serb.

Serbët u arrestuan pikërisht në Shillovë të Gjilanit. Ndërkohë pak orë më vonë edhe u bë lirimi i tyre, gjë që u konfirmua edhe nga Kryeprokurori i Prokurorisë së Gjilanit, Jetish Maloku.

Policia e Kosovës përmes një komunikatë për media bëri të ditur se arrestimi i tyre u bë pasi të njëjtit dyshohet të jenë përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Ndërkohë mediat serbe tashmë kanë publikuar edhe video dhe fotografi gjatë bastisjes dhe arrestimit të serbëve, shkruan Indeksonline.

Më poshtë mund të shihni edhe pamjet e publikuara për serbët e arrestuar./Indeksonline/