16:44 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

‘Dështon’ koncerti i Getit, policia bastis lokalin (Foto)

Reperit kosovar, Getoar Selimi, i njohur si Ghetto Geasy, mbrëmë në Pejë i është anuluar koncerti që është paraparë të mbahej. Kjo për shkak të bastisjes së Policisë, në lokalin ku Selimi pritej të performonte.

Këtë e bëri të ditur vet reperi përmes pamjeve të publikuara në llogarinë e tij në Instagram.

Ndryshe, sa i përket projekteve në muzikë, ai i fundit për të është në bashkëpunim me Majk, kënga me titull “Paris Milano” e cila deri tani numëron mbi 15 milionë euro.