18:49 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Batatina pyetet nëse familja e tij e ka ”uzurpuar” Llapin – përgjigjja e tij është brilliante

Në fillim e sezonit, 2018/19, klubi i Llapit ka qenë i përfshirë në disa mosmarrëveshje të brendshme.

Akterët kryesor ishin drejtori, Tahir Batatina dhe ish-trajneri, Bylbyl Sokoli.

Këto mosmarrëveshje rezultuan me shkarkimin e Sokolit, transmeton IndeksOnline.

Dhe tani, Batatina i ka komentuar këto çështje në emisionin, ”90 Plus”, duke thënë se ka menduar për një projekt afat-gjatë.

”Kemi menduar për një projekt afat-gjatë dhe të organizohemi me ndihmën e donatorëve të rinjë. Ardhja e trajnerit të ri ka pasur bujë se mund të kthehen rezultatet pozitive”.

”Kam hap rrugë që Llapi të ecë tutje dhe të jem afër klubit në çdo aspekt, si në aspektin financiar, ku jam donator kryesor i klubit nga viti 2013”, u shpreh Batatina.

Tutje, Batatina është përgjigjur edhe në pyetjen nëse është e vërtetë se familja Batatina e ka ”uzurpuar” Llapin.

”S’mund të themi se familja jonë e ka marrë Llapin, por jemi aksionar, ashtu si Remzi Ejupi te Prishtina”.

”Gjithmonë klubi është më i madh se individi, jemi skuadër me renome, nga ku kanë dalë lojtarë të jashtëzakonshëm”.

”Edhe pa mua, edhe me mua, Llapi është klub i madh. Kemi pasur nevojë për kryesi serioze, e cila duhet t’i japë Llapit dhe jo t’i marrë”.

”Shumë të ri i janë rikthyer sportit në Podujevë për shkak të organizimit tonë të mirë”, vazhdoi Batatina.

Në lidhje me luftën për titull, Batatina është shprehur optimist.

”Mosmarrëveshjet te klubi dhe largimet nuk kanë ndikuar te rezultatet tona. Mendoj se jemi shumë afer vendit të parë. 5 pikë s’janë asgjë, sidomos në renditje. Është një kampionat i paprashikueshëm”.

”Kemi një potencial të madh dhe bagazh të jashtëzakonshëm të futbollistëve, ndërsa çështja financiare është e garantuar për gjithë sezonin”, theksoi drejtori i klubit podujevas./IndeksOnline/

Temat: