Komenti i Tahir Batatinës për sulmin fizik ndaj Bylbyl Sokolit
Pak para largimit nga Llapi, trajneri, Bylbyl Sokoli ishte sulmuar fizikisht.
Rastin në fjalë e kishte raportuar IndeksOnline, megjithatë, ende autorët e këtij sulmi famëkeq nuk janë identifikuar.
Shpesherë ishte përfolur se në këtë rast ka ”gisht” Tahir Batatina, por ky i fundit është distancuar nga kjo, transmeton IndeksOnline.
”Sa i përket kësaj ngjarje, e them personalisht se është ngjarja më e keqe në futbollin kosovar. S’kam të bëj asgjë me të”.
”Është akt i shëmtuar. Mua më njohin të gjithë nga të gjitha sferat, dhe ata e dinë se jam i drejtëpërdrejtë”.
‘Kam kërkuar nga organet e drejtësisë të bëjnë gjithçka që ky rast të zbulohet. Jam personalitet i tillë që problemet i zgjedhi drejtëpërdrejt. Unë jam ndjerë shumë keq”, tha Batatina për ”90 Plus”./IndeksOnline/