19:21 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Paga mesatare e futbollistëve te Llapi është thjesht marramendëse

Tahir Batatina njihet si njëri prej donatorëve kryesor të Llapit që disa vite.

Dhe tani, Batatina e ka zbuluar shumën e saktë, të cilën ai e ka shpenzuar te klubi nga Podujeva, transmeton IndeksOnline.

”Shpenzimet e deritashme nga viti 2013 te Llapi janë 1 milionë e 500 mijë euro për të ardhur klubi deri këtu”.

”Gjithçka është transparente dhe auditimine e kemi pasur në klub – jemi klubi i parë që e kemi praktikuar këtë”.

”Është shifër e madhe kjo që e kemi shpenzuar, megjithatë ia ka vlejtur për këtë klub. Pjesën dërmuese e kam mbuluar, teksa një pjesë e ka shpenzuar edhe Nexhat Dumnica”, u shpreh Batatina për ”90 Plus”.

Tutje, Batatina ka zbuluar nëse Llapi do të përfitojë nga shitja e Mirlind Dakut dhe shitja potenciale e Festim Alidemës.

”Nga shitja e Dakut, Llapi do të përfitojë. Në aspektin administrativ kam qenë i vëmendshëmm. Do të përfitojmë 20% në rast të kontratës së tij profesionale”.

”Sa i përket Alidemës, jemi në bisedime me klube evropiane, por e duam qëndrimin e tij në klub edhe për gjashtë muaj”.

”Gjithsesi edhe ai do ta rriste buxhetin tonë. Synimi? Gjashtë lojtarë synojmë t’i shesim në Evropë, ku do të përfitonim financiarisht”, vazhdoi Batatina.

Për fund, Batatina zbuloi edhe pagën mesatare te klubi i tij: ”Rroga mesatare e futbollistëve te Llapi është 1400 euro. Ahmed Januzi e ka rrogën 2500 euro. Ne e paguajmë atë edhe pse është i lënduar”./IndeksOnline/

Temat: