18:50 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Batatina reagon pas dorëheqjes së Dumnicës – ka një mesazh për të

Drejtori i Llapit, Tahir Batatina ka reaguar pas dorëheqjeve të fundit në klubin nga Podujeva.

Gjatë ditës së sotme, presidenti, Nexhat Dumnica dha dorëheqje nga të gjitha postet te Llapi.

E gjithë kjo erdhi pas situatës së krijuar së fundmi – rrahjes së Bylbyl Sokolit e shkarkimit të tij, transmeton IndeksOnline.

Tani, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Batatina e ka falënderuar Dumnicën për kontributin e deritashëm.

”Të nderuar futbolldashës, falënderoj Nexhat Dumnicën për kohën pesë-vje♪5are së bashku”.

”Kaluam shumë sfida të ndryshme. E rikthyem Llapin në Superligën dhe vazhduam drejt një klubi stabil dhe serioz”.

”Çdo herë do të jetë mirënjohës nga Llapi për kontributin e dhënë në skuadër. Suksese Nexhat Dumnica”, shkroi Batatina./IndeksOnline/