20:08 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Batatina, trajneri i vetëm që nuk u shkarkua për pesë vite

I ftuar në emisionin Arena, Tahir Batatina ka kujtuar kohën kur ishte trajner i Llapit.

Batatina tani mbanë postin e drejtorit sportiv, teksa ai është trajneri që për pesë vite radhazi drejtoi klubin nga Podujeva.

“Unë e kam motivuar ndryshe ekipin, tani normal që skuadra ka presion. Jam i vetmi që kam qenë 5 vjet trajner rresht”.

”Nuk e mohoj që mund të kthehem si trajner, por tani për tani po i japim kohë Sokolit”, tha ai.

Tani nën drejtimin e Bylbyl Sokolit, Llapi renditet në vendin e dytë në Superligën e Kosovës në futboll./IndeksOnline/